Tragjedia hebreje në Francë

21/03/2012 00:20

Arkëmortet me trupat e viktimave të sulmit mbi shkollën hebraike “Ozar Hatorah” në Tuluzë të Francës, janë lëvizur nga vendi i fatkeqësisë e janë dërguar në Paris, prej nga ku do të shkojnë në destinacionin e tyre final, Izrael.

Trupat u mbajtën në shkollë gjatë gjithë natës për përgjim nga të afërmit.

Njeriu që vrau katër persona të pafajshëm, një mësues e tre fëmijë, dy nga të cilët ishin të tijët, është kthyer në shënjestrën e një operacioni gjigand policor.

Ky është incidenti më i rëndë anti-semit në France që prej gushtit 1982, kur 6 vetë u vranë në një sulm me granatë ndaj restorantit “Goldenberg” në një lagje hebraike të Parisit. Për këtë arsye, detyra përgjegjësia që rëndon mbi forcat franceze të rendit është e madhe.

Agresori nuk ka lënë gjurmë, por mendohet se mund ta ketë regjistruar të gjithë skenën ndërsa hapte zjarr me gjakftohtësinë më të madhe .

Tashmë nuk ka dyshime që sulmi i Tuluzës është vepër e të njëjtit person që vrau tre ushtarë me origjinë afrikano-veriore javën e kaluar.

Në të gjithë episodet e dhunës është përdorur e njëjta motocikletë dhe më kryesorja, e njëjta armë. Eskpertë të armëve mendojnë se agresori mund të ketë patur lidhje me ushtrinë.
 
“Fakti që ka përdorur një Uzi, një armë ushtarake, do të thotë se ka shumë gjasa të kemi të bëjmë me një ish-ushtar. Sigurisht, mund ta ketë marrë armën edhe nga dikush që e njihte apo nga ndonjë trafikant”, tha Yves Gollety, ekspert armësh.

Një minutë heshtje u mbajt në të gjitha shkollat e vendit në nderim të viktimave në Tuluzë. Për të parën herë në historine e Francës, sic raportojnë mediat e huaja, është dhënë alarmi i kuq. Një vendim i tillë i lejon autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme sigurie duke trazuar kështu jetën e përditshme.

Këto masa përfshijnë krijimin e patrullave të përbashketa ushtarako-policore dhe i jep forcave të rendit fuqinë të pezullojnë transportin publik e të mbyllin shkollat.

250 hetues po ndjekin dy pistat kryesore, atë të motivit islamik dhe atë të ekstremizmit të djathtë. Një përbindësh lëviz i lirë, deklaroi presidenti Nikolas Sarkozi, ndërsa gjithë cfarë dihet aktualisht për vrasësin misterioz është se bëhet fjalë për një njeri gjakftohtë, shumë të vendosur, shumë të kujdesshëm e njëkohësisht, tepër mizor.                                                                                                                                                                

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA