SHBA, Romney fiton në Ilinois

21/03/2012 08:00

Mitt Romney ka arritur të fitojë zgjedhjet primare të republikanëve në Ilinois duke marrë 47% të votave, ndërsa rivali i tij Rick Santorum mori 35%.

Gjatë festës së fitores në Cikago, Romney i dërgoi një mesazh presidentit të SHBA-së Barack Obama.

“Boll me kaq! Po kandidoj për president sepse kam eksperiencën dhe vizionin e duhur për ta nxjerrë vendin nga kaosi”, theksoi Romney.

Ron Paul mori 9% të votave, ndërsa Newt Gringich 8%. Asnjë nga këta kandidatë nuk bëri një fushatë intensive në shtetin e Ilinois.

Kjo fitore i jep 54 delegatë Romneyt në luftën për fitoren në gjirin e kandidatëve republikanë.

Top Channel