Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues
“Europa është në fillim të rrugës së gjatë dhe të vështirë të sherimit të ekonomisë”.
Kjo ishte deklarata e Sekretarit Amerikan të Thesarit (ekuivalent i Ministrit të Financave), Thimoty Geithner.
Deklarata e tij shpresëdhënëse u bë ndërsa ishte duke folur në komitetin për shërbimet financiare të Dhomës së Përfaqësuesve paralajmeroi për reduktimin e shpenzimeve nga vendet e zhytura në borxhe dhe u bëri thirrje vendeve të tjera europiane te ndihmojnë fqinjet e tyre.
“Rritja ekonomike do të jetë e dobët për disa kohë, por rruga e konsolidimit fiskal duhet të jetë graduale, duke përshkuar një fazë të gjatë reformash”, shtoi Geithner.
Njëkohësisht, Sekretati i Thesarit shprehu besimin se ekonomia botërore do të dalë më e fortë nga kjo krizë, ndërsa theksoi faktin se në ekonominë e ndërlidhur të shekullit XXI, është jetike për të gjithë planetin që Europa të rikthehet në rrugën e duhur.
Top Channel