Me laps në dorë, kryeministri Sali Berisha ka renditur, ka numëruar dhe ka reduktuar hapat dhe ditët që një biznes duhet të kalojë për t’u regjistruar, për të bërë import-eksport, për të marrë leje ndërtimi, për t’u furnizuar me energji dhe për disa proçedura të tjera burokratike me të cilat përballet çdo ditë biznesi.

Megjithëse ato u propozuan të ulen në mënyrë drastike nga mbledhja e task forcës, kryeministri kërkon më shumë.

“Mbledhja tjetër e task forcës do të aplikojë këtë model. Të shohim ku fle burokracia. Të vendosim standardin më makismal. Duhet t’í shërbejmë biznesit, jo t’ia rrënojmë kohën”, ka deklaruar Berisha.

Ajo që arrin me shkurtimin e proçedurave dhe kohës burokratike nuk është vetëm përmriësimi i klimës së biznesit. Kryeministri pohoi se duke ndërmarrë këto veprime përmirësohet klasifikimi i Shqipërisë në indeksin global të konkurueshmërisë, një indeks ku bazohen sipërmarrësit për të investuar në një vend.

“Duhet të bëjmë një shqyrtim shumë të hollësishëm ku qëndrojmë ne në të gjithë sektorët në raport me këtë tregues, që është treguesi i të gjithë treguesve. Indeksi global i kompetivitetit është sot më i rëndësishmi. Nuk ka lidhje vetëm me ekonominë, por me të gjithë sektorët”, theksoi Berisha.

Ish-të përndjekurit, qeveria miraton paketën e dytë financiare

Një nga vendimet e qeverisë kishte të bënte edhe me disbursimin e transhit të dytë për ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politikë.

“Këto vendime i hapin rrugë një proçesi që nuk do të ketë të ndërprerë deri në ditën e shlyerjes të të gjitha detyrimeve të shoqërisë shqiptare ndaj tyre”, nënvizoi Berisha.

Kategoria e ish-të përndjekurve politike që dëmshpërblehen është shtuar edhe me përfitimin e familjareve të afërt të atyre që u pushkatuan nga partia komuniste gjatë muajit të fundit të luftës.

Duke folur për këtë kategori, kryeministri Berisha i ktheu përgjigje Partisë Socialiste, sipas të cilës qeveria po dëmshpërblen kolaboracionistët me pushtuesit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.

“Përpjekja për ta pronësuar atë është qesharake, veçanërisht nga ata të cilët vazhduan të jenë si vazhdimësi juridike e PPSH, kështu e shkruajtën se u duheshin pronat, dhe nuk kanë kërkuar njëherë të falur për të gjitha ato që kanë ndodhur në 45 vite”, shtoi Berisha.

Top Channel