Obama, vizitë në kufirin midis dy Koreve

21/03/2012 16:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të vizitojë zonën e çmilitarizuar në kufirin midis dy Koreve, përpara një samiti mbi çështjet bërthamore, që do të mbahet të dielën në Seul.

Vizita e Presidentit Amerikan në paralelin 38, zonën që ndan Veriun komunist nga Jugu demokratik, vjen pas tensioneve të shtuara, si rrjedhojë e lajmërimit të një plani për lëshimi e një sateliti në hapësirë, nga ana e autoriteteve të Penianit.

Lëshimi do të ndodhë muajin e ardhshëm, për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së liderit historik, Kim-Il sung.

Sipas ekspertëve, Uashingtoni mund të dërgonte zyrtarë të tjerë të lartë në samit, por prezenca e vetë Obamës do të shihet si një shenjë mbështetjeje e fortë për qeverinë e Seulit.

Aktualisht, në disa baza të ndryshme në Korenë e Jugut, ndodhen 28 500 ushtarë amerikanë, të gatshëm për të mbrojtur vendin nga çdo sulm i mundshëm i fqinjëve.

Veriu dhe Jugu mbeten teknikisht në luftë, sepse konflikti 3-vjeçar i viteve 1950-53 përfundoi me nënshkrimin e një armëpushimi, por asnjë traktat paqeje nuk u firmosur. Që prej atëherë, SHBA vazhdon të mbajë të stacionuara trupa në atë që konsiderohet si një prej aleatëve më të rëndësishëm të amerikanëve në botë.

Rripi prej 4 kilometrash i paarmatosur nga të dyja anët, në kufirin midis shteteve, konsiderohet si një prej zonave më shumë të fortifikuara (menjëherë jashtë perimetrit) në botë. Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, e konsideroi si “vendim më të frikshëm në Tokë”, kur e vizitoi në vitin 1990.

Top Channel