Trupi gjykues në rastin “Kleçka” i ka shpallur të papranueshme të gjitha deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit “X”.

Siç dihet padia ndaj dhjetë ish-luftëtarëve të UÇK-së ishte ngritur nga prokuroria e EULEX-it, duke u bazuar në dëshmitë e të ndjerit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.

Shqyrtimin e pranueshmerise se deklaratave te deshmitarit “X” e kishte kerkuar pala mbrojtese, per shkak te gjendjes psikike te tij, ne kohen e dhenies se deshmise dhe po ashtu edhe ekspertizes se grafologjise.

Procesi vazhdon ndersa hedhja poshte e deshmive mbi te cilat eshte ngritur ai shenon nje kthese te rendesishme ne nje nder gjykimet me te bujshme ne Kosove, pasi nder te akuzuarit kryesore eshte nenkryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Fatmir Limaj. Ai dhe 9 ish-luftetare te UCK-se akuzohen per krime lufte ne burgun e Kleckes, gjate periudhes se Luftes.

Qeveria e Kosovës përshëndet vendimin

Qeveria e Kosovës e mirëpret vendimin e gjykatës lidhur me procesin “Kleçka”. Zv/kreministri Hajredin Kuçi, në një konference për media tha se ky eshte një lajm i mirë dhe se ekzekutivi pret pafajësinë si të Limajt dhe Haradinajt në raport me luftën e UÇK-së.  

I pyetur për mundësin kthimit të Limaj në kabinetin qeveritar, Zoti Kuçi nuk dha përgjigjëje të qartë. Megjithatë shtoi se, Limajt nuk i ishte mohuar asnjëherë të jetë pjesë e qeverisë.

“Absolutisht, Zoti Limaj nuk është në qeveri si rezultat i zhvillimeve të tjera dhe jo sepse dikush ia ka mohuar që të jetë”, deklaroi zv/kryeministri, i cili shprehu besimin se Limaj, shumë shpejt do t’i bashkohet partisë, familjes dhe jetës politike.

“Ajo çka duhet të them, ne nuk kemi pasur dilemë asnjëherë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejtë, ka qenë në përputhje me normën ndërkombëtare dhe po ashtu unë besoj që vendimi për pafajësinë, për rastin Limaj dhe rastin Haradinaj dhe të tjerëve në raport me luftën, do të mirëpritet nga qeveria e Kosovës. Ne jemi shumë të bindur që njerëzit aonë, njerëzit e Kosovës u janë përgjigjur drejtësisë dhe unë ua kam thënë prokurorëve dhe po e përsëris për gjithë, qëllimi i prokurorëve nuk është të fitojnë rastin, por që të fitojë drejtësia”.

Ndërsa, në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, Kuçi ka thënë se Kosova është duke dhënë një shembull të mirë që asnjë nga personat publik nuk i ka ikur drejtësisë. Megjithatë, ai nuk deshi të komentojë mbi çështjen e deputetit Azem Syla, mbi të cilin rëndojnë akuza prej shtetit zviceran.

Top Channel