Arrestohet një person për sulmin ndaj biznesmenit pejan Salih Kastrati. Lajmin e bëri të ditur policia e Pejës.

Zëdhënësi Xhevat Ibra tha se njesitet për hetimin e krimeve serioze pas
një pune intensive, ku kanë përfshirë disa pista hetimi lidhur me
rastet e sulmeve ndaj shtetasit Salih Kastrati, kanë arritur të
realizojnë një bastisje të një shtëpie në qytetin e Gjakovës, ku edhe
është kryer arrestimi.

Pas intervistimit të dyshuarit, me vendim të Prokurorit Publik të Qarkut, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Grupi hetimor edhe në vazhdimësi është duke zhvilluar edhe hetime tjera që ndërlidhen me të gjitha rastet e sulmeve ndaj shtetasit Kastrati.

Biznesmeni Kastrati është sulmuar 5 herë rresht brenda një viti. Ndërsa hera e fundit ishte me 15 mars kur ai mori lëndime të renda dhe akoma po mbahet nën kujdesin intensiv.

Familja pretendon se sulmuesit janë të njohur si për të si për policinë dhe se nga kjo familje po kërkohet një pagesë deri në 1 milionë e 500 mijë euro.

Sulmet ndaj biznesmenit Kastrati do të nisnin në datën 14 janar të 2011 kur ai lëndohet lehtë, aktualisht kjo cështje është e hapur në prokurori. Më 18 gusht Kastrati i shpëton një tentative vrasjeje, prokuroria heton, asnjë i dyshuar.

Për të ardhur tek sulme më të freskëta; më 16 janar 2012, në shtëpinë e biznesmenit pejan, shpërtheu një sasi e konsiderushme ekzplozivi, që fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale. Një muaj më vonë, më 20 shkurt, ndaj Kastratit ndërmerret një tjetër sulm, këtë herë me granatë dore në afërsi të një argjendarie. Biznesmeni shpëton fatmirësisht pa lëndime. Dhe mbërrijmë tek sulmi i fundit, ai i kryer me eksploziv ku Kastrati mbeti i plagosur rëndë.

Ai  po mbahet në kujdesin intensiv në Qendrën Klinike Universitare. Tani për sigurinë e tij kujdesen dy pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA