Belgjika përcjell viktimat e aksidentit

21/03/2012 15:30

Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit të 15 fëmijëve dhe dy mësuesve që humbën jetën në aksidentin rrugor në tunelin në Zvicër.

Dy ekrane të mëdha u vendosën jashtë qytetit të Lomelit, që ndodhet pranë kufirit me Holandën. Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë familjet mbretërore të Belgjikës dhe Holandës.

Presidentja e Zvicres, Eveline Widmer Shlumpf, kryeministrat e dy vendeve dhe pjesetarë të ekipeve të shpëtimit që mundën të nxjerrin nga autobusi trupat e pajetë të femijëve, ishin gjithashtu të pranishëm.

Prej 28 viktimave që humbën jetën në aksidentin e 13 Marsit, 17 ishin nga Lomeli. Gjashtë femijë kishin kombësi holandeze. Të enjten do të zhvillohet ceremonia për viktimat në Heverli, në lindje të Brukselit.

Ndërkohë, hetimet për arsyet që provokuan aksidentin e tmerrshëm nuk kanë arritur ende në një përfundim të qartë.

Top Channel