Zemërimi izraelit vazhdon

20/03/2012 23:58

Pas reagimeve të disa zyrtarëve të lartë izraelitë ndaj deklaratës së shefes së diplomacisë europiane, Catherinë Ashton, ka mbërritur dhe fshikullima e vetë shefit të ekzekutivit në Tel Aviv, Benjamin Netaniahu.

Nuk ka krahasim mes vrasjeve në Tuluzë dhe vdekjeve të të miturve në Gaza, tha kryeministri izraelit, nuk mund të heqësh paralele mes tyre, është e pakuptimtë.

“Ajo që më zemëron në mënyrë të vecantë është krahasimi mes shënjestrimit të fëmijëve për vrasje, përfshirë asgjësimin e një vajze, me aktivitetet mbrojtëse të forcave izraelite që kanë për objektiv goditjen e terroristëve, të cilët fëmijët i përdorin si mburoja njerëzore”, tha Benjamin Netaniahu.

12 orë pas nisjes së atij që mediat e përshkruajnë si sherr diplomatik, zyrtarët publikuan trasnkriptimin e ri të fjalimit të zonjës Ashton, që përmendte edhe problemet e izraelitëve në Sderot, qyteti kufitar i goditur sistematikisht nga raketat palestineze.

Nuk është e qartë nëse sqarimi i bërë nga zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme do të mjaftojë për të fashitur zemërimin izraelit ndaj komenteve që për Tel Avivin patën peshë të rëndë morale.

Nga sa pretendon Baronesha Ashton, gjithshka ka qënë një keqinterpretim i fjalëve të saj nga ana e agjensive të shtypit. Kjo nuk e ndaloi megjithatë zvkryeministrin izraelit Moshe Yaalon të deklaronte në radion izraelite se fjalët e kryediplomates europiane nuk demonstrojnë gjë tjetër vecse injorancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA