Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi.
Ambasadori i Kosovës i paraqiti Presidentit letrat-kredenciale. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Topi theksoi kënaqësinë që shqiptarët e Shqipërisë ndjejnë tek shohin përparimin që shënojnë institucionet e Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori Selimi e cilësoi Tiranën zyrtare një mbështetje të rëndësishme bashkë me Uashingtonin dhe Brukselin.
Vetëm para disa ditësh, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës u bë edhe përurimi zyrtar i godinës së re të ambasadës së Kosovës, dhuratë kjo e qeverisë shqiptare.
Ambasadori i ri i Kosovës, Sylejman Selimi është një prej ish-kudrove më të lartë të UÇK-së, i integruar tashmë në diplomacinë e re kosovare.
Top Channel