Masakra e fëmijëve në Afrikë

20/03/2012 00:00

Filmi “Kony 2012” është në syrin e ciklonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi “Invisible Children” krijoi filmin qe mban emrin e Xhozef Konit, i akuzuari numer nje i Gjykates Penale Nderkombetare per masakrat dhe krimet ne Uganda dhe tani po perpiqet të mbrojë mesazhin e videos dhe te hedhe drite per menaxhimin donacionet te siguruara nga bamirësia.

Emira ëoods e Institutit per Studime Politike e ka kritikuar videon duke thene se e zvogelon kuptimin e ngjarjeve me kritike te shekullit te 21-te. Zhej Piter Fam, i Këshillit Atlantik tha se video kërkon një përgjigje me të forte ushtarake. Ne tetor te vitit te kaluar, presidenti amerikan, Barak Obama autorizoi dergimin e 100 ushtareve per te ndihmuar ushtrite ne Uganda, Republiken Demokratike te Kongos, Sudanin Jugor dhe Republiken e Afrikes Qendrore, per te kapur Xhozef Konin.

Ne pergjigje te kritikave, shefi i “Invisible Children” Ben Kisej – permes nje video- u perpoq te mbronte transparencen financiare dhe vete filmin. Shume prej viktimave te luftes ne Uganda kane reaguar ashper per filmin, duke thene se zeri i tyre nuk eshte degjuar apo bere publik.

Regjisori i filmit, 33-vjeçari Xhejson Rasëll u ndalua nga policia e San Diego per sjellje te pahijshme ne publik cka u shpjegua me gjendjen e rende fizike dhe shpirterore pas kritikave per filmin. Nje prej eksperteve te “Projektit Mjaft” tha se ‘Kony 2012’ eshte nje fenomen i suksesshem, duke na paraqitur nje histori gjeresisht te lene ne harrese per me shume se 20 vjet duke e katapultuar ne qender te vemendjes nderkombetare”.

“Projekti Mjaft” kerkon me shume zgjidhje, presion diplomatik, angazhim rajonal, vendosjen e strukturave te inteligjences amerikane dhe dergimin e helikoptereve per te zbuluar vendndodhjen e Xhozef Konit dhe Ushtrise se Rezistences se Zotit.

Fenomeni “Kony 2012”, filmi trondit botën

Rrjetet sociale ishin origjina e Pranverës Aarabe, nga Tunizia ne Egjipt dhe Libi, ku ndryshimi si një ortek rrezoi diktatoret e tyre.

Interneti frymezoi protestat anti-Putin në Rusi, ose u be streha e një mendimi alternativ qe kundershtonte autoritetet qe drejtojnë vendin. Aktori i famshëm George Clooney u arrestua per tre ore ndersa protestonte prane ambasades se Sudanit në Washington.

Cdo kauze kerkon protagonistet e saj dhe zerit te tyre u bashkohen me pas dhjetera, qindra, mijera apo milione. Fenomeni “Kony 2012”, është parë-permes internetit- nga 82 milione njerez në mbarë globin. Jehona e tij mori permasat e një cunami që përpiu çdo rrjet social, Youtube, Facebook, Twitter, u klikua nga miliona perdorues dhe beri te njohur famekeqin Josef Koni, masakrat e kryera nga “Ushtria e Rezistences se Zotit”, LRA, ne veri te Ugandes, Republiken Demokratike te Kongos dhe Sudanin Jugor, perfshire rrembimin e mbi 60 mije femijeve

Top Channel