Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar vendimin e Shkallës së Parë për kryetarin Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, për dënimin 2 vjet e gjysmë burgim.

Gjykata e Qarkut e kishte dënuar më parë me 2 vjet e 6 muaj burgim për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor që patën si pasojë vdekjen e një të riu.

Xhemajlit i është ndaluar edhe drejtimi i automjetit për një periudhë kohore 3-vjeçare.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, citohet të ketë thënë nga mediat se Xhemajli do të vuajë dënimin me burgim, pasi është gjetur fajtor në të gjitha pikat e Aktvendimit të Gjykatës së Qarkut, dhe që nga e mërkura duhet ta lerë karrigen e të parit të Komunës së Ferizajt.

Pikërisht për këtë fakt, dhe sipas ligjeve në fuqi, në Ferizaj duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA