Ushtari amerikan, që akuzohet për vrasjen e 16 civilëve afganë, nuk ishte i dehur, por nuk e mban mend çfarë ka ndodhur dhe është nën shok, tha avokati i tij për rrjetin “CBS News” të hënën.
Rrjeti raportoi se Rreshteri Robert Bales është takuar me tre avokatët e tij, duke përfshirë edhe avokatin kryesor John Henry Broune, për më shumë se shtatë orë.
“Ai ka një memorie të hershme të asaj mbrëmje, si dhe ka një kujtesë të mëvonëshme të po asaj mbrëmje, por atij nuk i kujtohet momenti i ngjarjes”, tha Braun në lidhje me natën e vrasjeve.
”Ndryshe nga disa raporte, Bales nuk ishte i dehur”, tha avokati për “CBS”.
“Ai është në shok. Ai është fiksuar me trupat e lënë në tokë, për atë se çfarë janë duke e akuzuar atë dhe se si mund të ketë pasoja negative mbi shokët dhe bashkëkombasit e tij”, tha Broune.
Top Channel