
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 22-vjeçarin Gentian Lleshanaku, i
cili akuzohet se bashkëpunoi në ekzekutimin e 20-vjecarit Donald Lamçe.
Policia e arrestoi të riun rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës, në fshatin Bujqëz të Elbasanit, teksa fshihej tek një i afërm i tij.
Policia bën të ditur se vrasja është kryer për hasmëri. Ndërkaq blutë e Elbasanit janë vënë në ndjekje të autorit kryesor të kësaj ngjarjeje të rëndë.
20-vjeçari Donald Lamce u qëllua nga një bashkëfshatar i tij dhe ndërroi jetë në vëndngjarje. Burime policore informuan se kanë mundur të identikojnë vrasësin, i cili është larguar nga vendngjarja.
Forcat e rendit janë duke punuar intensivisht për të vendosur nën pranga autorin, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkaq pritet edhe dëshmia e të arrestuarit për të zbuluar fakte të tjera rreth krimit, si dhe vendndodhjen e mundshme të ekzekutorit.
Top Channel