Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Fidel Castro ishte ne dijeni te atentati ndaj presidentit amerikan, John
Kennedy, nje prej ngjarjeve më misterioze në historine e Shteteve te
Bashkuara dhe botes. Zyrtarisht, Castro eshte pastruar nga cdo akuze qe e
perfshinte ate ne vrasje.
Hetimet dolen ne perfundimin se Lee Harvey Oswald, nje simpatizant komunist, veproi i vetem.Por, nga nje ish-anetar i CIA-s thote se kishte prova qe Castro ishte ne dijeni per vrasjen qe do te ndodhte, nje deklarate qe ngre hipoteza ne prag te 50-vjetorit te vrasjes se presidentit amerikan, nje prej momenteve me te rendesishme te historise se shekulit te 20-te.
Brajan Letell, qe studjoi çështjet e Kubës si analist i CIA-s në vitet 1960 dhe me pas u be shefi i Marredhenieve te Sherbimeve Sekrete per Ameriken Latine permes librit te tij “Sekretet e Castros, CIA dhe Makina e Sherbimeve Sekrete te Kubes”, qe do te publikohet muajin e ardhshem, shprehet i bindur se Castro dinte gjithcka per vrasjen e Kenedit.
Mengjesin e 22 Nentorit te vitit 1963, qe Kenedi u vra ne Dallas, Kastro urdheroi nje prej zyrtareve te larte te Sherbimeve Sekrete në Havana “të ndalonte çdo komunikim radio te paspecifikuar dhe te perqendrohej ne ate detajin e vogel, atje ne Teksas”. Kater ore me vone u mesua lajmi se Kennedy kish vdekur.
Në një interviste te publikuar te dielen në “Miami Herald” Letëll, aktualisht profesor ne Universitetin e Miami-t, shpjegoi se e kishte zbuluar informacionin ne intervista me ish-zyrtaret e sherbimeve sekrete, te mbeshtetura ne dokumente te deklasifikuara, te cilat jane te hapura per publikun.
Letëll thote se Castro ishte i vetedijshem se Osvald qe iu mohua marrja e vizes kubaneze ne ambasaden ne Meksico City, i kishte thene stafit se do ta vriste Kennedy-n dhe Fidel Castro i dinte qellimet e tij dhe nuk beri asgje per te ndaluar kete akt.
“Unë nuk them se Fidel Kastro urdheroi vrasjen, nuk them as qe Osvald ishte nen kontrollin e tij. Ndoshta edhe mund te kete qene, por nuk kam mundur te gjej fakte per kete. Gjithcka qe une shkruaj- thote Letëll- e mbeshtes ne dokumente dhe ne regjistrimet e burimeve. A e donte te vdekur Fideli, John Kennedy-n? Po. Ai kishte frike prej tij sepse Kennedy e kish ne shenjester. Ne mendjen e Fidelit -shpjegon Letëll,- ai s’po bente gje tjeter vecse po mbrohej”.
Ne librin e tij – i cilesuar si nje studim i thelluar i operacioneve sekrete te Kubes hedh drite edhe mbi perpjekjet e CIA-s per te vrare Castro-n duke perdorur cigare dhe stilolapse me helm. Por keto perpjekje u ndaluan, menjehere pas vrasjes se Kennedy-t.
Top Channel