Policia kubaneze arrestoi disa dhjetëra aktivistë të opozitës, vetëm një javë përpara vizitës së shumëpritur të Papës Benedikti XVI.
Shumica e të arrestuarve janë antarë të organizatës së quajtur “Gra me të Bardha”, të cilat kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë.
Shumë prej aktivistëve u ndaluan nga policia, ndërsa po realizonin marshimin e tyre të përjavshëm në një bulevard qëndror në kryeqytetin Havana.
Sipas grupit, autoritetet komuniste kanë rritur presionin mbi ta gjatë ditëve të fundit, me qëllim që të shmangin çfarë do lloj manifestimi prodemokratik në mbërritjen e kreut të kishës katolike.
Qeveria pretendon se ata paguhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të minuar suksesin e revulucionit kubanez.
Gratë në të Bardha (Damas de Blanco), mblidhen në mënyrë të përjavshme në Havanë, në një marshim të heshtur, gjatë së cilit kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë nëpërmjet pankartave që mbajnë në duar.
Top Channel