Ndonëse e ka nënshkruar, Serbia duket se nuk ka ndërmend ta aplikojë marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.

Kështu, ministri serb për të Drejtat e Njeriut, Milan Markoviç ka bojkotuar konferencën rajonale “Bashkë kundër diskriminimit” që po zhvillohet në Mal të Zi.

Sipas raportimeve të mediave serbe, shkak i këtij bojkoti duket se është bërë pikërisht prania e Kosovës, e cila sipas Beogradit nuk është përfaqësuar në përputhje me vendimet e Brukselit.

Prishtina dhe Beogradi muajin e kaluar arritën një marrëveshje, sipas të cilës Kosova në nismat rajonale do të prezantohej me një fusnotë që do të përmbante rezolutën 1244 dhe vendimin e GJND-së për pavarësinë.

Javën e kaluar qeveria e Kosovës akuzoi Serbinë se nuk po zbaton marrëveshjen në fjalë, pasi Kosovës nuk i është mundësuar pjesëmarrja në një samit mes Ballkanit dhe Turqisë, që po mbahet në Beograd.

Po javën e kaluar shteti i ri i Ballkanit u la jashtë samitit mbi sigurinë e kufijve të mbajtur në Shkup. Në samitin në fjalë, të organizuar nga qeveria maqedonase nën kujdesin e presidencës daneze të Bashkimit Evropian, nga Prishtina nuk ishte ftuar asnjë përfaqësues.

Pavarësisht se marrëveshja e arritur u përshëndet masivisht nga faktori ndërkombëtar, ajo mesa duket nuk po jep efektet e pritura për Kosovën, ndërkohë që falë saj Serbia mori statusin e kandidatit për në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA