Policia italiane prangosi të hënën në Napoli 16 gjykatës, në atë që u konsiderua si një prej operacioneve më të mëdha anti-mafie.
Gjykatësit akuzohen se kanë pranuar shuma parash për të dhënë vendime në favor të Kamorës, grupit mafioz veçanërisht të fuqishëm në Italinë Qëndore dhe krahinën e Kampanjës.
Mbi 40 persona të tjerë janë arrestuar gjithashtu, me dyshimin se janë bërë pjesë e korrupsionit dhe riciklimit të parave.
Në total, vlera e pasurive të sekuestruara në përkatësi të të panderhurve, midis banesave, makinave dhe aseteve të tjera financiare vlerësohet në mbi një miliardë euro.
Policia njoftoi se operacioni synonte të godiste klanin e Fabroçinos, i cili besohet se është ai që ka praktikuar më shumë korrupsionin e gjykatësve për të marrë vendime të favorshme.
Klani është i njohur për zhvatje dhe trafik droge, por policia informoi se po heton edhe përfshirjen e Fabroçinos në blerjen dhe shitjen e pronave të paluajtshme apo të industrisë ushqimore.
Top Channel