Francë, konfirmohen 10 kandidatët presidencialë

19/03/2012 21:15

Një total prej dhjetë politikanësh janë konfirmuar në zgjedhjet presidenciale franceze, raundi i parë i të cilave zhvillohet në 22 prill dhe nga ku dalin dy fituesit, që do të përballen në një ballafaqim të drejtëpërdrejtë në raundin e dytë të 6 majit.

Sipas sondazheve, presidenti në fuqi, Nicolas Sarkozy dhe kandidati socialist, Francois Hollande, pritet të jenë ata që do të ballafaqohen në balotazhin nga i cili do të zgjidhet njeriu që do të drejtojë Francën në pesë vitet e ardhshme.

Prej muajsh, që prej mbajtjes së parë të sondazheve, Hollande figuron favorit në garë, por diferenca midis të dyve janë ngushtuar ndjeshëm.

Marine Le Pen, përfaqësuese e ekstremit të djathtë, që përkrah një politikë më agresive kundër emigrantëve dhe vendos në pikëpyetje antarësimin e Francës në marrëveshjen Schengen apo BE, pritet të renditet e treta. Megjithatë, ajo ka shanset e saj për t’u përfshirë në garë si “e treta e paftuar”, duke eliminuar në raundin e parë njërin prej dy favoritëve.

Të tjerë figura të rëndësishme në garë janë veterani i qendrës, Francois Bayrou dhe përfaqësuesi i së majtës radikale, Jean-Luc Melenchon. Pesë kandidatët e tjerë, të regjistruar në Gjykatën Kushtetuese Franceze janë Eva Joly, Nicolas Dupont-Aignan, Nathalie Arthaud, Philippe Poutou dhe Jacques Cheminade.

Emri i vetëm i rëndësishëm i politikës franceze që mungon në garë është ish-Kryeministri Dominique de Villepin, i cili nuk mundi të grumbullojë referencat e mjaftueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA