
Luftime intensive u zhvilluan ne Damask, kryeqytetin e Sirise, mes
Ushtrisë së Lirë Siriane dhe trupave të Presidentit Bashar Al Asad.
Dëshmitarët thane se degjohen të shtenat armesh dhe bombardime në lagjen
Al Mezze.
Lagjia ne qendër të Damaskut është një nga zonat më të mbrojtura të kryeqytetit sirian. Al Mezze ka qene nje nga skenat e mëdha të protestave anti-qeveritare. Observatori Sirian per të Drejtat e Njeriut i cilesuan luftimet me te ashprat dhe shume prane zones se sigurise ne Damask, prej nisjes se revolucionit- duke shtuar se 18 persona u plagosen.
Në janar, Ushtria e Lire Siriane vuri nen kontroll disa lagje te Damaskut. Incidenti i fundit ndjek shperthimet ne Damask ku humben jeten 27 persona dhe u plagosen 97 te plagosur. Te djelen, nje makine u hodh ne ere ne qytetin e Alepit, ku humben jeten dy persona dhe u plagosen 30 te tjere. Per median shteterore, keto jane veper e terroristeve.
Perpjekjet diplomatike vazhdojne per t’i dhene fund krizes ne Siri. Kreu i Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, Jakob Kellenberger udhetoi drejt Moskes per te takuar ministrin e Jashtem Sergei Lavrov. Ai do t’i kerkoje qeverise ruse t’i ushtroje presion Damaskut per te lejuar ndihmen humanitare.
Top Channel