Arrestohen tre persona për kontrabandë ushqimesh

19/03/2012 09:30

Policia e Korçës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Liqeni” dhe
vuri në pranga dy doganierë në pikën kufitare të Tushemishtit në
Pogradec, të akuzuar për favorizim të kontrabandës.

Sipas njoftimit të policisë, doganierët, Defrim Selko dhe Ardian Dhami akuzohen se kanë lejuar një tregtar të kalonte mallra kontrabandë.

“Procedimi penal për këta shtetas ka filluar pasi njw ditw mw parw, në vendin rruga e Volorekes-Pogradec është bërë kapja në flagrancë e mjetit me targa Porgadec 6132 B, në pronësi të shtetasit Arshim Malçellari dhe nga kontrolli i ushtruar në brendësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 400 kg djathë, 43 litra vaj, 137 kg kërpudha, produkte këto të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit”- thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se procedimi penal ka nisur edhe për biznesmenin Arshim Malçellari, i cili dyshohet se për një periudhë të gjatë ka përfituar favore doganore nga dy doganierët, kundrejt ryshfeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA