Aksidentohet ambulanca, vdes pacientja

19/03/2012 00:00

Një 60-vjeçare nga Fushë-Kruja ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, kur
ambulanca që po e shoqëronte drejt banesës, është aksidentuar në aksin
Kamëz-Fushë-Krujë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur ambulanca që transportonte Xhixhe Begdeshin, 60 vjeç, u përplas me një automjet tip “Benz”. Gruaja ka ndërruar jetë 20 minuta pas përplasjes.

Ajo po transportohej për banesën e saj në Nikël të Fushë-Krujës, bën të ditur “Shqip” dhe mbahej nën trajtim intensiv nga ekipi mjekësor që po e shoqëronte.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta