Pettifer: Kosova në rrezik

18/03/2012 00:00

Analisti për çështjet politike të Ballkanit dhe profesor në Universitetin e Oksfordit, James Pettifer, duke analizuar situatën dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, në një intervistë në Top Channel, lëshon alarmin se në Kosovë situata mund të përkeqësohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e zbehin vëmendjen ndaj Kosovës dhe po ia kalojnë përgjegjësinë Bashkimit Europian.

TCH: Si do ta komentonit situatën aktuale në Kosovë ndërkohë kur Serbia është duke tentuar të zhvillojë zgjedhje atje?

James Pettifer: Jam i përshirë me cështjet e Kosovës këto 25 vitet e fundit në mënyra të ndryshme. Më duhet të them situata e tanishme është shqetësuese. Kosova ka bërë disa hapa prapa. Situata në Veri është e paqëndrueshme që për mendimin tim po përkeqësohet. Cdo këndvështrim realist mund të mbërrijë në përfundimin se atje gjërat janë duke u përkeqësuar.

TCH: Kush janë fajtorët për këtë situatë?

James Pettifer:
Beogradi nuk do të pranojë realitetin e sotëm pasi duan ta trajtojnë veriun e Kosovës sikur të ishte një pjesë e Bosnjës, që sikurse edhe ambasadori britanik e ka thënë, nuk është e tillë pasi situata ligjore është krejt e ndryshme. Fatkeqësisht qeveria e Kosovës ka bërë disa gabime serioze duke bërë lëshime që nuk duhet të kishin ndodhur. Sic mund ta dini unë kam qenë një mik i zotit Thaci për shumë vite dhe kemi publikuar edhe një libër. Jemi përballë një problemi sic është ai FUTNOTES që ishte një gabim i madh strategjik për Koasovën.

TCH: Kur thoni një gabim serioz, cfarë keni parasysh me këtë? Mund të na thoni më shumë rreth këtij gabimi?

James Pettifer
: Kryeministri Thaci do të realizojë një takim me presidentin Obama dhe kjo është padyshim një dicka e mirë. Por pozicioni strategjik në Kosovë është ndryshe. Sipas mendimit tim ndihma amerikane për Kosovën nën admistratën Obama sa vjen dhe zbehet. Këtë e simbolizon edhe largimi trupave amerikane nga kampi i Bondstillit. Nuk shikoj ndonjë lidership të fortë amerikan me sytë nga Kosova sic e pamë gjatë administratës së Bushit.

TCH:
Përse është duke ndodhur kjo zbehje interesi për Amerikën ndaj Kosovës?

James Pettifer: Mendoj se është mëse i dallueshëm qëndrimi i administratës Obama që këkon të ketë një zgjidhje europiane për Kosovën dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Por nuk duhet të harrojmë atë që quhet Gjeo-Politika për hapat përpara që janë bërë në Ballkan falë ndihmës amerikane. Në Bosnjë lufta nuk do të kishte përfunduar pa ndërhyrjen amerikane, Dejtoni nuk do të ndodhte pa përfshirjen e amerikanëve, sikurse lufta në Kosovë nuk do të ishte e frytëshme pa mbështetjen amerikane. Më shqetëson roli diplomacisë e vecanërisht i Robert Cooper dhe Baroneshës Ashton të cilët kanë harruar leksionet e viteve 1990.

TCH:
James, pikturuat një tabllo gri për Kosovën. Përballë këtij realiteti a është e drejtë të arrihet në përfundimin se Veriu mund të konsiderohet i humbur për Kosovën?

James Pettifer: Po, më vjen keq ta pohoj. Humbja e veriut do të ndodhë. Mundësitë që kjo të ndodhë janë reale. Ekziston mundësia e nisjes së një konflikti që se kemi parë 5 apo 10  vitet e fundit. 

TCH:
Cili është mendimi juaj për lëvizjen Vetëvendosja?

James Pettifer: Ata janë duke okupuar një pjesë të mirë në politikën kosovare pasi plani Ahtisari nuk i jep Kosovës një pavarësi të plotë. Udhëheqja e Vetëvendosjes duhet ta kalojë fazën e protestave politike. E di që kanë tentuar ta bëjnë këtë herë pas herë në parlament dhe kjo është një dicka e mirë. Ata duhet të shpalosin politika të qarta si përshëmbull do të pritej me interes një program alternativ ekonomik për Kosovë
 

Top Channel