Britani, dhunohet zyra e liderit të opozitës

18/03/2012 09:30

Polica britanike ka filluar hetimet, pasi zyra në Parlamentin Britanik e udhëheqësit të opozitës laburiste, Ed Miliband, rezulton të jetë e hapur me forcë.

”Scotand Yard” ka marrë njoftimin  në orët e mbrëmjes së ditës së premte se zyra në ndërtesën “Norman Shaë” ishte shqyer me forcë.

Nga informacionet e para mësohet se një zyrtar i stafit të udhëheqësit të opozitës e ka gjetur derën të shyer, por nuk është e qartë nëse mungon gjë nga dhoma e cila ndodhet në katin e tretë të ndërtesës.
 
Eksperet kriminalistike të policisë janë duke kontrolluar të gjitha dhomat për gjetjen e provave, ndërkohë që zyrtarët e opozitës janë duke kontrolluar, nëse mungojnë ose janë marrë dokumenta të rëndësishme nga zyra e udhëheqësit të opozitës.

Zëdhënësi i laburisteve tha se “duke qënë se hetimi vazhdon, nuk është e udhës të komentohet në këtë moment”. Ndërtesa me tulla të kuqe dhe të bardha ku ndodhet suita gjendet në buzë të lumit Tamiz.

Kryeminstri Cameroon dhe Ministri i Financave, George Osborne kanë qëndruar në këto dhoma  kur partia e tyre ishte në opozite. Ndërtesa është projektuar në vitin 1887 dhe mbrohet nga shteti si ndërtesë historike.

Ndërtesa ku ndodhet zyra në Parlament e udhëheqësit të opozitës laburiste dikur quhej “Neë Scotland Yard”, pasi Polica Metropolitane kishte zyrat në atë ndërtese deri në vitin 1967.

Udhëheqësi i laburistevë të opozitës, Ed Milinband,  nuk ka qenë në Londër në kohën e incidentit të supozuar, pasi ishte duke marre pjesë në një konferencë të Partisë Laburiste në Anglinë Qëndrore.

Top Channel