
Janë publikuar skicat e ish-presidentit amerikan Ronald Reagan, të bëra në samitin e grupimit G7, në Otaua në vitin 1981.
Skicat e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara përfshijnë bustin e një personi, një sy dhe figura të tjera, që janë kryesisht fytyra njerëzish.
Ato ishin ruajtur pasi ishin marrë nën kujdes 41 vjet më parë nga kryeministrja e atëhershme britanike, Margaret Thatcher, e cila i ka ruajtur në arkivën personale.
Samiti në Otaua, që u zhvillua gjashtë muaj pasi Reagan mori presidencën, çoi në zhvillimin e marrëdhënieve mes tij dhe kryeministres, të cilët thirreshin ndryshe si dyshja Ron-Margaret.
Fleta me skica e presidentit të atëhershëm ishte braktisur në tryezën pranë zonjës Thatcher, e cila nuk vonoi ta merrte dhe ta bënte pjesë të arkivit të saj.
Top Channel