Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët mbrëmjes së shtunë në qytetin e Vlorës. Një 31-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Bani ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me tre plumba pistolete.
Nga të dhënat paraprake mësohet se 31-vjeçari është qëlluar me pistoletë teksa ndodhej brenda makinës së tij. Pas marrjes së plagëve ai u shoqërua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë dinamikës së saj. Burime nga uniformat blu të Vlorës njoftojnë se 31-vjeçari, Fatjon Bani është vrarë pas konsumimit të një debati të ashpër me një fqinjin e tij.
Për momentin nuk ka asnjë informacion për autorësinë apo të dyshuar si autor të vrasjes së rëndë.
Top Channel