Dy udhëtarë janë lënduar të premten në mbrëmje nga xhamat e thyer të autobusit urban të cilin persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë në Maqedoni.

Një nga të lënduarit është polici që ka qenë në autobus për të siguruar udhëtarët. Ministria e Puneve të Brendshme thotë se po punohet për kapjen e autorëve që shkaktuan incidentin.

Ditët e fundit ne Shkup kanë vërshuar patrullat policore të cilat shihen thuajse në çdo stacion të autobusëve urban si dhe nëpër lagjet e kryeqytetit të Maqedonisë.

Ndërkaq, të shtunën në Parkun e Shkupit zhvillohet aktiviteti “Marshim për paqe”. Ky marshim është organizuar nga nisma qytetare “Së bashku për paqe” dhe ku marrin pjesë intelektualë dhe artistë të të gjitha etnive dhe pakicave në Maqedoni. Nisur nga incidentet e fundit, ata do të bëjnë thirrje për bashkëjetesë në Maqedoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA