Shfrytëzimi i paligjshëm i kromit

17/03/2012 19:55

Në ambjentet e komisariatit të Bulqizës është zhvilluar një takim i thirrur nga Drejtori i Policisë së Qarkut, Shemsi Prençi dhe përfaqësuesve të firmave të kromit që veprojnë në Bulqizë, Martanesh dhe Mat.

Në takim është diskutuar për informalitetin, ndërkohë që atje mungonin përfaqësuesit e Drejtorisë së Tatimeve, prefektura dhe Task Forca e ngritur me urdhër të kryeministrit.

Takimi zgjati rreth 2 orë pa praninë e medias. Të pyetur në lidhje me këtë takim në prefekturë deklaruan se nuk kishin patur asnjë njoftim, gjithashtu ky ka qenë shpjegimi i dhënë edhe nga ana e Drejtorisë së Tatimeve.

Në mënyrë të vazhdueshme, drejtuesit e policisë sa herë ndryshohen në këtë qark e nisin punën me takimet për të vënë rregull në sektorin e nxjerrjes së mineralit të kromit. Por situata ngelet pothuajse e njëjta dhe me shumë probleme të informalitetit dhe kriminalitetit dhe korrupsionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA