Santorum kundër pornografisë

17/03/2012 22:00

Një deklaratë e kandidatit ultra-konservator në garën republikane për të qenë rivali përballë Obamës në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara në lidhje me pornografinë, Rick Santorum, ka inatosur shtëpitë më të mëdha të produksionit në këtë industri.

Santorum deklaroi në faqen e tij zyrtare në internet se pornografia është “pandemia më e madhe që po dëmton shëndetin e shoqërisë amerikane”. “Sipas studimeve të fundit, pornografia dëmton rëndë trurin, jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek të rinjtë”, thuhej më tej në deklaratën e Santorum në internet.

Kaq ka mjaftuar që bota e pornografisë, industri që xhiron miliona dollarë në vit në Shtetet e Bashkuara, të reagonte ashpër duke e cilësuar qendrimin e kandidatit republikan, Santorum si anti-kushtetetues dhe që bie ndesh me parimin e “lirisë së shprehjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA