Kosova njihet zyrtarisht si shtet nga një tjetër shtet afrikan. Bëhet fjalë për shtetin Sau Tome and Principe, që ndodhet në qendër të “Kontinentit të zi”.

Nota verbale për njohjen nga ky shtet pritet të mbërrijë në Prishtinë brenda ditës së shtunë. Ky lajm konfirmohet për Top Channel nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Njohja nga Sau Tome and Principe e con numrin e shteteve që kanë njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës në 89.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA