FMN në një raport që ka publikuar orët e fundit për Greqinë, paralajmëron se nëse Athina nuk zbaton me rreptësi marrëveshjen e re të huasë, do të përballojë një falimentim kaotik me dalje nga eurozona.

Në këtë mënyrë kthimi në monedhën vendase do të kishte pasoja të tmerrshme dhe do të shkonin dëm gjithë sakrificat e qytetarëve. Përvec kësaj FMN parashikon se rikthimi i Greqisë në tregjet botërore do të bëhet gradualisht pasi nevojat financiare të vendit do të shkojnë në 164.5 miliard euro në tre vitet pasardhëse.

Recensioni i thellë, nënvizohet në raport, do të vazhdojë përgjatë këtij viti do të ndalet në 2013 dhe do të fillojë të marrë një tendencë pozitive deri në vitin 2017.

Përsa i përket reformave të ashpra që duhet të zbatohen, ato do të sjellin fillimisht papunësi të lartë, reduktim akoma më të madh të rrogave dhe pensioneve me shpresën se do të influencojnë në uljen e cmimeve të artikujve të përdorimit të përditshëm.

I vetmi element pozitiv, sipas FMN, është se në vitin 2014 do të regjistrohet për herë të parë në vend, suficit primar, dmth tepricë nga raporti të ardhura-shpenzime në shkallën 4.5 përqind të Prpdhimit të Brendshëm Bruto.

Duke bërë presion për zbatimin e reformave FMN parashikon se masat e reja që duhet të marrë Greqia në muajt e ardhshëm kanë synim kursimin e 14 miliard eurove. Ato do të përfitohen kryesisht nga sistemi i ri i taksave, shpenzimeve buxhetore të reduktuara, lufta ndaj evazionit fiskal, mbyllja e kompanive shtetërore që nuk sjellin fitime, privatizimet, pushimet nga puna në aparatin civil.

Vetë kryetarja e FMN, Kristin Lagard këmbëngul në një reduktim akoma më të madh të rrogave, gati në nivelin e Kroacisë, në mënyrë që sipas saj të rritet konkurenca me vendet e tjera ballkanike anëtare të BE.

Analistët vendas dhe të huaj vlerësojnë se pavarësisht sondazheve që tregojnë se dy partitë kryesore nuk gëzojnë besimin e shumicës së grekëve, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas disa javësh, do të krijohet përsëri një qeveri koalicioni midis konservatorëve të Andonis Samaras dhe socialistëve të Evangjelos Venizellos, që zgjidhet të dielën në krye PASOK-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA