Femra misterioze e Assad

17/03/2012 00:00

Në email-et e presidentit sirian, Bashar Al Asad, zbulohet një femër sekrete. Fotoja i është dërguar Assad-it më 11 dhjetor nga një grua që nuk është e shoqja. Emaili nuk përmban asnjë tekst.

Duke iu referuar mediave britanike, pikërisht në këtë ditë, ushtria siriane me urdhër të Assad-it vrau 12 njerëz të pafajshëm, që merrnin pjesë në ceremoninë mortore të një aktivisti.

Të gjitha detajet e gruas misterioze tregohen në të përditëshmen britanike “Daily Telegraph”. Sipas pjesëtarëve të opozitës, ajo mund të ketë përdorur një emër fals për t’i dërguar Assad-it, mesazhe edhe më intime.

Email ishte hapur në 1 dhjetorin e kaluar, kur presidentit sirian iu dërgua një përshëndetje. Me kalimin e javëve, toni i email-këmbimit bëhet edhe më romantik. Ata shkëmbejnë mes tyre këngët e këngëtarit të njohur libanez Fairuz. Madje në njërin prej tyre, presidenti sirian i dërgon certifikatën si një dhuratë.

Më 17 Janar, Assad merr një email nga një adresë e dytë, ku shkruhej “të dua” dhe më datë 25 janar një tjetër ku dërgohet shkronja “X”, shenja universale e përqafimit.

Gazeta britanike “Daily Telegraph” shkruan se i ka dërguar disa emaile adresave, por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Megjithëse email-këmbimi nuk dëshmon domosdoshmërisht një raport mes presidentit sirian dhe gruas misterioze, hidhet një hije mbi marrëdhënien e tij dhe të shoqes Asma.

Përgjate vitit të revoltës, cifti presidencial është shfaqur i bashkuar. Pavarësisht zërave, Asma Al Assad, që ka lindur në Britaninë e Madhe, asnjëherë nuk është larguar nga Damasku dhe në janar u shfaq me dy djemtë në mitingun pro-regjimit.

Aktivistët sirianë kanë mundur të hyjnë në emailin e presidentit sirian, ku  zbuluan mbi 3000 emaile. Ishte gazeta britanike “The Guardian” e cila publikoi disa prej tyre, ku dëshmohej ndikimi i Assad nga zyrtarë iranianë dhe njerëz të lidhur me lëvizjen Hezbollah në Liban, si dhe shpenzimet marramendëse në internet të së shoqes.

Top Channel