Bëhet i ditur emri i ushtarit të masakrës afgane

17/03/2012 04:15

Emri i ushtarit amerikan, të akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë, që ka dëmtuar marrëdhëniet me Kabulin, është bërë i ditur si Rreshteri i Shtabit, Robert Bales.

Zyrtarë të lartë amerikanë bënë të ditur për BBC-në emrin e të dyshuarit, ndërkohë që ai pritet të niset në SHBA ku do të përballet me akuzat.

Ai pritet të mbërrijë së shpejti në Fort Leavenëorth, në Kansas, pasi do të niset nga Kuvajti.

Avokati i tij, John Henry Broëne tha të enjten se i dyshuari ishte një 38-vjeçar i cili ishte plagosur dy herë ndërsa shërbente në Irak.

Ai tha gjithashtu shtoi se i akuzuari ka qenë dëshmitar kur mikut të tij iu coptua këmba, ditën para vrasjeve. Por ky incident nuk është konfirmuar ende nga ushtria amerikane.

Avokati e përshkroi atë si një ushtar të dekoruar më parë, i cili kishte një rekord shembullor para vrasjeve.

Ai ende mbetet i dyshuari kryesor, por Pentagoni ka thënë më parë se ai mund të përballet me akuza që bartin një dënim të mundshëm me vdekje.

Talebanët ndërprenë  bisedimet e paqes në vazhdën e masakrës të së dielës, në të cilën burra, gra dhe fëmijë u qëlluan dhe u vranë nga një distancë e afërt.

Nga ana tjetër, SHBA-ja ka theksuar se mbetet e angazhuar për arritjen e paqes me afganët.

Top Channel