Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Julian Assange ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet për senatin australian në vitin 2013. Lajmin e ka bërë të ditur Wikileaks, përmes një mesazhi në Twitter.
“Kemi zbuluar se Julian Assange mund të kandidojë edhe pse është në arrest shtëpie”, ka shkruar faqja e diskutueshme e internetit në mesazhin e saj.
Assange ndodhet në arrest shtëpie pasi u arrestua në Londër, në dhjetor të vitit 2010, në kuadër të një hetimi për agresion seksual të kryer në Suedi, vend që ka kërkuar ekstradimin e tij.
Së fundmi aktivitetet e Wikileaks janë reduktuar dhe faqja e internetit është në pritje të kabllogrameve të reja që do t’i dërgohen Departamentit të Shtetit nga ambasadat amerikane nëpër botë.
Angazhimi i fundit i Assange ka qenë dhënia e zërit për personazhin e tij në filmin vizatimor amerikan, “The Simpsons”, ku ai takohet me familjen më të famshme të Amerikës.
Top Channel