Anan raporton për Sirinë në KS

17/03/2012 03:00

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Anan i propozoi Këshillit të Sigurimit dërgimin e një misioni monitorues ndërkombëtar në Siri.

hapjen e korridoreve humanitare, për të ndihmuar banorët në zonat e konfliktit.

Javen e kaluar Anan zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar Al Asad në Damask, informoi Këshillin e Sigurimit përmes një videokonference nga Gjeneva.

Më pas në një konferencë për shtyp ai tha se do të dërgojë ekipin e tij në fundjavë për të zhvilluar bisedime me autoritetet siriane, për të diskutuar për propozimet që ne lamë mbi tryezë.

Kofi Anan, i dërguari i OKB në Siri:

“Disa persona kanë prirjen ta krahasojnë me Libinë, por besoj se Siria është më komplekse dhe pikërisht për këtë arsye të gjithe po lëvizin me kujdes dhe qeveria siriane duhet të pranojë se populli i Sirisë duhet të nisë jetën normale. Ia thashë edhe në Damask qeverisë se ne duhet të vendosim interesin e njerëzve në qëndër të përpjekjeve tona dhe të kujtojmë se atyre duhet t’i jepet, paqe, stabilitet, për ta jetuar jetën. Kësisoj edhe njëherë e përsëris në emër të popullit dhe për të mirën e njerëzimit, të ndalojmë këtë mizori”.

Kofi Anan i kërkoi Këshillit të Sigurimit të flasë me një zë të vetëm. Bashkësia ndërkombëtare është e përcarë, me Kinën dhe Rusinë që kanë bllokuar rezolutat për Sirinë. Por dy anëtarët e përhershëm mbështesin misionin e paqes së Anan.

Nga ana tjetër, qeveria turke u kërkoi shtetasve të saj të largohen nga Siria. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan po shqyrton mundësinë e caktimit të një zone sigurie përgjatë kufirit me Sirinë për të ndaluar fluksin e refugjatëve. Të paktën 14.700 refugjatë siriane jetojnë në kampe në territorin e Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA