Zvicër, aksidenti nga një gabim njerëzor?

16/03/2012 21:45

Një defekt ose një gabim njerëzor i shoferit të autobusit. Janë në thelb dy hipotezat mbi të cilat po punon prokurori i përgjithshëm i Sionit, Olivier Elsig, titullar i hetimit mbi incidentin në tunelin zviceran të Sierresë, ku humbën jetën 28 persona, 22 prej të cilëve fëmijë.

Elsig ka përgënjeshtruar ditën e premte lajmin sipas të cilit shoferi është hutuar duke ndërruar një DVD dhe ka përjashtuar mundësinë që ai të ketë konsumuar alkool para nisjes.

Trupat e 22 fëmijëve dhe 6 të rriturve, që mbetën të vrarë ditën e martë në përplasjen e dhunshme në autostradën A9, janë kthyer mëngjesin e sotëm në Bruksel, ku është shpallur zi kombëtare, në bordin e dy avionëve të aviacionit ushtarak belg që u nisën në orën 09:00.

Pak më vonë, një urë ajrore e përbërë nga avionë-ambulancë ka mundësuar kthimin në shtëpi të 12 fëmijëve të plagosur, që janë bashkuar kështu me tetë fëmijë të tjerë që u nisën mbrëmjen e së enjtes.

Ndërkohë, do të qendrojnë në Lozanë dhe në Bernë katër të mbijetuarit që janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve një vajzë e vogël që ditën e djeshme u zgjua nga koma. Dy prej tyre mjekët nuk u kanë hequr ende prognozën, ndërsa e katërta do të kthehet në shtëpi brenda ditës së diel.

Elementët e parë të nevojshëm për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi në orën 21:15 të së martës në Sierre kanë mbërritur sot me rezultatet e autopsisë mbi trupin e shoferit.

Në gjak nuk është gjetur asnjë gjurmë alkooli dhe asnjë shenjë që të tregonte se ai kishte probleme me shëndetin, për shembull një infarkt, ka bërë të ditur prokurori hetues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA