Turqia qytetarëve: Largohuni nga Siria

16/03/2012 13:55

Turqia i drejtoi një thirrje zyrtare qytetarëve të saj që të largohen nga Siria, duke vlerësuar se zhvillimet e fundit në vendin fqinj e kanë “bërë shumë të vështirë ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të tyre”.

Nëpërmjet një deklarate të publikuar ditën e premte, Ministria e Jashtme informoi se disa shërbime konsullore do të anullohen duke nisur nga data 22 mars.

Ndërkohë, kryeministri Tayyip Erdogan sugjeroi krijimin e një zone të sigurt pranë kufirit, ku numri i refugjatëve është rritur në mënyrë të konsiderueshme në ditët e fundit.

Një pakicë e vogël turke jeton në veriun e Sirisë. Deklarata e Ankarasë zyrtare vjen në përvjetorin e nisjes së kryengritjes, në të cilën kanë mbetur të vrarë mbi 8 mijë persona.

Gjatë të premtes, i dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në Siri, Kofi Annan, pritet të adresojë një fjalim në Këshillin e Sigurimit, në lidhje me siriatën aktuale në vendin arab me 24 milionë banorë.

Annan vizitoi Sirinë javën e fundit dhe i dorëzoi një plan paqeje qeverisë së Assad, me masa që përfshijnë armëpushimin nga të dyja anën, akses për ndihma humanitare dhe fillimin e një dialogu politik.

Një zëdhënës konfirmoi se Damasku zyrtar ka kthyer një përgjigje, por ka parashtuar edhe një listë me pyetje, për të cilat Annan duhet të konsultohet më parë me OKB-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA