Suu Kyi: Shpresoj të udhëtoj jashtë shtetit

16/03/2012 17:10

Aung San Suu Kyi shpreson të mund të udhëtojë së shpejti jashtë shtetit, edhe sikur kjo të jetë një çështje ditësh apo orësh.

Këtë e ka thënë vetë në një mesazh në formë video heroina e rezistencës paqësore, e cila nuk del nga vendi që prej vitit 1988 dhe ka kaluar 15 vite në gjendje burgimi.

Në video, fituesja e çmimit Nobël për Paqen i drejtohet studentëve të Universitetit të Hong Kongut.

“Shpresoj që në të ardhmen të kem mundësi të udhëtojë jashtë Birmanisë, në mënyrë që të vij tek ju”, u ka thënë liderja e opozitës të rinjve.

Suu Kyi u lirua pak vite më parë nga burgimi i gjatë dhe iu dha e drejta të garojë në zgjedhjet parlamentare, pas ndërrimit të regjimit të Birmanisë nga ushtarak në civil.

Pas lirimit, ajo pati mundësi të takonte fëmijët e saj dhe bashkëshortin, si dhe të mbante fjalime para mbështetësve.

Vitin e kaluar ajo u takua në vendin e saj me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe ministrin e Jashtëm britanik, William Hague.

Top Channel