SHBA, tornado shkatërron banesat

16/03/2012 21:30

Një tornado e fuqishme goditi zonat rurale në jug të shtetit të Miciganit në Shtetet e Bashkuara, duke shkatërruar më shumë se 100 shtëpi, por fatmirësisht duke kursyer jetën e njerëzve.

Tornado e shoqëruar nga shira të dendur dëmtoi rëndë rrjetin elektrik si dhe përmbyti disa rrugë.

Kjo stuhi ishte pjesë e një sistemi stuhish me shi, breshër dhe erëra të forta që kaloi në shtetin e Miciganit.

Komuniteti ishte paralajmëruar më herët nga autoritetet për kalimin e tornados, cka ka bërë që banorët të merrnin masat e nevojshme e të shmangnin lëvizjet.

Fillimi i stinës së pranverës është edhe nisja e tornadove, që zgjasin deri në fillim të verës. Vitin e kaluar më shumë se 550 persona humbën jetën nga tornadot që goditën gjithë vendin.  

Top Channel