Prishtinë, nis ndërtimi i sheshit “Ibrahim Rugova”

16/03/2012 00:00

Në kryeqytetin e Kosovës  nis ndërtimi i Sheshit të Pavarësisë, i cili mban emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Brenda 150 ditëve pritet që që të ndryshojë pamja e kësaj hapësire që ndodhet përballë institucioneve kryesore të Kosovës, si Kryeministrisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Më shumë se 4 milion euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ky investim në një sipërfaqe prej rreth 13 mijë metra katrorë.
 
“Rreth 4 mijë metra katror do të jenë sipërfaqe të gjelbëruara, do të ketë mjaft shumë fidanë dhe pjesë të cilat ne do t’i gjelbërojmë. Kështu që do të plotësojmë të gjitha kushtet për fëmijë për pleq dhe për qytetarët”, deklaroi kreu i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
 
Përveç kësaj, parashikohet që të bëhet edhe nivelimi i sipërfaqes ku është e vendosur shtatorja e Skënderbeut, dhe ndërtimi i tualeteve publike që mungojnë në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA