Padia ndaj vëllezërve Deda

16/03/2012 00:00

Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e tre vëllezërve të Hekuran Dedës, të vrarë në ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011 përpara kryeministrisë, për pezullimin e padisë së gardistit Skeja.

Padia e gardistit Fatos Skeja u ngrit prej tij për shpifje, fill pasi tre vëllezërit i bënë atij kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, nën akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Mbrojtja e tre vëllezërve i kërkoi gjykatës të mos e gjykojë padinë e bërë ndaj tyre për shpifje deri në momentin që prokuroria të përfundojë hetimet.

Mirëpo, gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre duke i dhënë të drejtë gardistit të vazhdojë me proçesin gjyqësor në ngarkim të vëllezërve Deda për shpifje.

Vëllezërit Deda e akuzojnë gardistin se u ka premtuar që do t’u japë fotografinë dhe emrin e atij që vrau vëllanë e tyre më 21 janar, si dhe shpërblim në të holla nëse do të prisnin për ngushëllim kryeministrin e vendit Sali Berisha.

Top Channel