OKB-ja, mision humanitar në Siri

16/03/2012 04:30

OKB ka thënë se do të dërgojë një mision humanitar në Siri këtë fundjavë për të vlerësuar situatën atje.

Ekipi do të jetë pjesë e delegacionit të udhëhequr nga qeveria siriane, i cili gjithashtu do të përfshijë një staf prej Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Grupi do të vizitojë qytetet kryesore të opozitës përfshirë Homsin,  Hama dhe Deraa.

Njoftimi erdhi në përvjetorin e parë të kryengritjes kundër regjimit sirian, i cili deri më tani ka marrë më shumë se 8,000 jetë njerëzish.

Në një deklaratë, shefja e huamanitare në OKB, Valerie Amos theksoi rëndësinë e “qasjes së papenguar për të identifikuar nevojat urgjente dhe siguruar kujdesin emergjent dhe furnizimet themelore”.

“Nuk ka kohë për të humbur,” tha ajo.

Njoftimi i OKB-së erdhi pasi një koalicion prej 200 organizatash të ndihmave dhe grupeve së të Drejtave të Njeriut i bënë thirrje Rusisë dhe Kinës për të mbështetur përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Top Channel