Një avion ushtarak norvegjez me pesë persona në bord është shpallur i humbur dhe besohet se është përplasur ndërsa po udhëtonte drejt Suedisë.
Avioni “Hercules C-130” ishte në fluturim nga Evenes drejt qytetit suedez të Kirunës, ku duhet të merrte disa persona të tjerë në bord. Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me avionin, kur ai u zhduk nga radari rreth orës 13:40 të së enjtes.
Një operacion i përbashkët norvegjezo-suedez kërkimi është lëshuar ditën e premte, por përpjeket për të lokalizuar mjetin janë dëmtuar nga moti i keq, i cili besohet se ishte shkaktari i aksidentit.
”Fatkeqësisht, duhet të supozojmë se aeroplani është përplasur. Për momentin, nuk jemi në gjendje të konfirmojmë nëse ka të mbijetuar”, u shpreh një zëdhënës.
Top Channel