Komisioni Evropian i është kundër-përgjigjur Kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili në një fjalim të ashpër kundër Brukselit vuri shenja barazie mes Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Sovjetik, apo me dinastinë e Habsburgëve.
Pia Ahrenkilde-Hansen, zëdhënëse e Komisionit Evropian:
“Unë mund t’ju jap qëndrimin e Presidentit Barroso i cili është shumë i qartë: Ata që krahasojnë Bashkimin Evropian me BRSS tregojnë një mungesë të plotë kuptimi se çfarë është Demokracia, dhe ata dështojnë gjithashtu të kuptojnë kontributin e rëndësishëm të gjithë atyre që kanë mbrojtur dhe që kanë luftuar për Lirinë dhe Demokracinë”.
Kryeministri Orban ngriti edhe më tej nivelin e toneve nacionaliste pas vendimit të BE-së për të ndëshkuar Hungarinë me pezullimin e fondeve me vlerë prej 495 milionë eurosh, nëse vendi nuk respekton kufirin maksimal të defiçitit buxhetor prej 3% në të ardhmen.
Hungaria është vendi i parë anëtar që kërcënohet nga një masë ndëshkimore e tillë, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2013.
Top Channel