Juppe: Nuk e mbështesim sulmin ndaj Iranit

16/03/2012 18:50

Qeveria franceze, përmes ministrit të Jashtëm, Alain Juppe është shprehur kundër një sulmi eventual ndaj Iranit nga Izraeli.

“Franca është gati të rreshtohet përkrah Izraelit nëse siguria e tij kërcënohet, por jo për ta ndihmuar që të sulmojë vendet e tjera, në veçanti Iranin”, ka deklaruar Juppe.

Në një intervistë për “Le Monde” mbi çështjen iraniane, Juppe ka thënë se, Franca mbetet e prerë përsa u përket sanksioneve ndaj Iranit, të cilat nuk do të hiqen derisa të plotësohen kushtet e vendosura në bazë të rezolutës 1929.

Fuqitë botërore janë të ndara për mënyrën se si duhet të qasen ndaj Teheranit, i cili dyshohet se po zhvillon programin e tij të diskutueshëm me qëllim ndërtimin e armëve bërthamore.

Pak ditë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se nuk do të presë gjatë për kryerjen e një sulmi ndaj impianteve bërthamore iraniane.

Ai deklaroi për televizionin izraelit Channel 2 se nuk kishte një sahat, por shtoi se: “Kjo nuk është çështje ditësh apo javësh, por nuk është as çështje vitesh”.

Ndërsa presidenti amerikan Barakc Obama, në konferencën për shtyp me Daivd Cameron, deklaroi se besonte se ka ende hapësirë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike me Iranin.

Vetë Teherani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore, por shumë vende perëndimore dhe Izraeli druhen se po prodhon armë atomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA