Dhuna në Fier, policia nis hetimet

16/03/2012 00:00

Dy këshilltarët e majtë në Qarkun e Fierit, të cilët u dhunuan një ditë më parë, Flamur Buzi dhe Alket Sula, tregojnë nga spitali incidentin e ndodhur në zyrat e shtetit.

“Mori në telefon vëllezërit e vetë. Ishin gjithë ata veta dhe për 10 minuta s’morra vesh se cfarë ndodhte. Ishin të pajisur me leva dhe pistoleta dhe më sulmuan mua dhe një shokun tim”, tregon Buzi.

“Erdhën e na sulmuan, me goditje të fuqishme. Ishin shumë vetë, na goditën me gjëra të hekurta, çekanë e leva dhe në një moment … Na goditën edhe me qytat e pistoletës në kokë”, thotë Sula.

Ndërkohë, policia e Fierit njofton zyrtarisht se ka shpallur në kërkim tre persona një ditë pas incidentit të rëndë ku mbetën të plagosur në ambjentet e Këshillit të Qarkut, Flamur Buzi dhe Alket Sula.

Sipas policisë, autorët e dyshuar, Ahmet, Edmond dhe Agron Krasniqi, po hetohen për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim.

Sherri shpërtheu për shkak të përplasjeve për drejtimin e Këshillit të Qarkut, i cili ka dy kryetarë. Dhuna dhe kaosi që përfshinë godinën ishin ekstreme dhe shkaktuan panik mes punonjësve, të cilët dolën të tmerruar në rrugë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB