Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa ambjente të kompleksit ushqimor e blegtoral në Xhafzotaj të Durrësit.

Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale në ambjentet e laboratorit, klasave, mencës dhe oficinës mekanike.

Në ndihmë për shuarjen e tij përveç zjarrfikëseve të qytetit kanë shkuar edhe ato të Autoritetit Portual të Durrësit. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe punonjës të policisë dhe prefekti i qarkut të Durrësit.

Sipas informacioneve, nuk pati te lënduar nga ky zjarr, por vetëm dëme materiale.  

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë nga shkëndijë elektrike. Megjithatë po hetohet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe llogaritur vlerën e dëmit të shkaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA