
Mediat belge raportojnë se katër prej 24 fëmijëve të plagosur në Valleze të Zvicrës janë në gjendje të rëndë. Hetimet vazhdojnë për të hedhur dritë mbi aksidentin tragjik që u mori jetën 22 fëmijëve, 4 mësuesve dhe dy shoferëve.
Shkaqet e tij mbeten ende të paqartë, por deri tani është përjashtuar pista e shpejtësisë. E përditsdhmja zviceriane “Aargauer Zeitung”, të cilës i referohen edhe mediat belge, thotë se shoferi ishte duke vendosur nje DVD pak përpara përplasjes.
Kështu u kanë rrëfyer fëmijët e plagosur, prindërve apo infermirëve. DVD-ja që solli profesori Frank Van Kerckove, i cili humbi jetën në aksident duket ka qenë shkaku i përplasjes së autobusit me një nga muret e tunelit.
Gazeta belge “Het Laatste Nieues” citon zëdhënësin e policise zviceriane sipas të cilit nga kamerat e rrugës nuk duket se cfarë ishte duke bërë shoferi, duke e quajtur këtë një spekulim të pastër.
Në fillim të udhëtimit, profesori Kerckove kishte shkruar në blogun e tij se gjatë udhëtimit për në Zvicër, nxënësit panë filmin “Avatar” në autobus. Kompania e autobusve “TopTours” hedh poshtë hipotezën e DVD-së.
Drejtori i kompanisë shpjegon se është e pamundur që fëmijët ta kenë parë shoferin me dicka në dorë kur kabina e shoferëve është në nivelin e rrugës, ndërsa vendet e pasagjerëve ndodhen më lartë.
Shumë prej familjarëve të viktimave vizituan vendin e aksidentit në afërsi të qytetit Sierre. Autoritetet belge po përpiqen për të kthyer në atdhe trupat e viktimave si dhe të plagosurit. E premtja do të jetë ditë zie në Belgjike.
46 fëmijë të moshës 12 vjec, bashkë me katër mesues të dy shkollave katolike po ktheheshin në Belgjikë pas pushimeve në Alpet e Zvicrës, kur autobusi u përplas me njërin prej mureve të tunelit në afërsi të Sierre, në jug të Zvicrës.
Katër mësuesit dhe dy shoferët humbën jetën, po kështu edhe 22 fëmijë, 6 prej të cilëve holandezë. Ky ishte aksidenti më i rëndë që ndodh në Zvicër në këto dekadat e fundit.
Top Channel