Lëndohet rëndë pas një sulmi me bombë biznesnmeni kosovar nga qyteti i Pejës Sali Kastrati. Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të rajonit të Pejës, Xhevat Ibra ngjarja ndodhi këtë të enjte rreth orës 10:30 kur para shtëpisë së biznesnmenit ishte vendosur një bombë që shpërtheu. Nga ky shpërthim Sali Kastrati ka pësuar lëndime trupore dhe si fillim u dërgua ne spitalin e Pejës pastaj është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Burimet spitalore në Prishtinë thonë se viktima ka marrë lëndime të rënda në kokë që i kanë prekur edhe trurin dhenë dorën e majtë.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe motivi, por dyshohet se mjeti plasës është hedhur nga persona të panjohur. Deri më tani nuk ka të arrestuar. Grupi hetimor rajonal ka iniciuar rastin dhe është duke hetuar në disa pista hetimi për të mësuar dhe zbuluar shkaqet dhe autorët e mundshëm.

Top Channel