Norvegji, policia kërkon falje për Breivik

15/03/2012 21:00

Policia norvegjeze pranoi për herë të parë se mund të kishte vepruar më shpejt për të neutralizuar Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona, në një sulm të motivuar nga bindjet e tij ekstremiste, në korrik 2011.

Deklarata u bë në kuadrin e një ndjese zyrtare, të publikuar ditën e enjte. Një bombë e vendosur nga Breivik në Oslo shkaktoi tetë viktima dhe policia u hutua në këtë ngjarje, duke mbërritur me vonesë në vatrën kryesore të sulmit, atje ku 32-vjeçari qëlloi pa ndalim me armën e tij automatike mbi një kamp të rinjsh.

69 persona mbetën të vrarë, ndërsa vrasësi, i cili është shpallur i paqëndrueshëm mendërisht nga një komision i mbledhur nga gjykata, u neutralizua vetëm pas një ore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Norvegjeze, Oystein Maeland, kërkoi falje në emër të policisë. “Çdo minutë diferencë ishte shumë e gjatë. Është një plagë të dish se çdo minutë më herët po të ishte bërë arresti mund të ishin shpëtuar jetë njerëzish”, tha Maeland.

Falja erdhi në fund të një hetimi personal të policisë, në lidhje me kronologjinë e ngjarjeve të 22 korrikut 2012.

Top Channel